Sporti

Dy mungesa të mëdha tek Milani për ndeshjen ndaj Lazios

04/24/2021 18:30
nga:Mergim Rreci

 Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez sipas të gjitha gjasave do t’i mungojnë Milanit në përballjen me Lazio të hënën.

Ibra dhe Theo tashmë munguan në humbjen 2-1 në mes të javës në shtëpi ndaj Sassuolo për shkak të problemeve muskulore, përcjell GazetaBlic.

Sipas raportimeve të sotme, të dy lojtarët morën pjesë vetëm në stërvitje të veçantë sot, duke punuar në oraret e tyre individuale.

/GazetaBlic/