Sporti

Dy muaj nga fundi i vitit, Ronaldo kryeson listën e golashënuesve dhe lë pas Haaland me Mbappe

10/17/2023 10:39
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo duket i pandalshëm. Portugezi nuk njeh limite dhe moshë teksa në sfidën e fundit kualifikuese të luzitanëve për Euro 2024, shënoi një dygolësh në ndeshjen e fituar 5-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në transfertë.

Mes Kombëtares dhe Al Nassr, këto dy gola e dërgojnë CR7 në kuotën e 40 realizimeve për vitin 2023 duke lënë pas edhe emrat kryesorë të Kontinentit Europian si Erling Haaland në kuotën e 39 golave si dhe Kylian Mbappe që ka realizuar deri më tani 35 gola.

Lista e golashënuesve deri në këtë moment:

1️⃣ Cristiano Ronaldo — 40

2️⃣ Erling Haaland — 39

3️⃣ Kylian Mbappé — 35

4️⃣Harry Kane — 33

Viti do edhe dy muaj që të mbyllet e mesa duket Cristiano Ronaldo do të luftojë deri në fund për të qenë ai golashënuesi më i mirë në 2023 si një mesazh që forma e tij nuk ka rënë kurrë dhe që emri i tij mbetet në mesin e futbollistëve më të mirë të botës.