Lajme

Dy motra të martuara në një familje në Tetovë viktima të aksidentit në Bullgari

11/23/2021 14:52
nga:Gazeta Blic

Pesë nga 45 viktimat e aksidentit në Bullgari, janë nga Tetova. Dy prej tyre janë motra, nga fshati Pirok

Dy motrat janë nga Gradeci dhe janë të martuara në një familje në Pirok. Viktimat janë të moshës 53 dhe 54-vjeçare.

Lexo Edhe:
Familjarët tashmë e kanë marrë lajmin e kobshëm për humbjen e të afërmeve.

RTV21 ka raportuar nga fshati Pirok, ku ka biseduar me familjarët e viktimave.

“Po presim të marrim informacione të sakta për trupin e tyre. Ende nuk e dimë kur do të arrijnë në vend”, kanë deklaruar familjarët.

Ndryshe, në aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Bullgari, kanë mbetur të vdekur 45 shqiptarë, ndërkaq kanë mbetur të lënduar 7 persona tjerë.