Lajme

Dy ministra të Qeverisë Thaçi, kthehen në Kryesi të PDK-së

08/05/2021 19:21
nga:Gazeta Blic

Ish- ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe ish- ministri Blerand Stavileci, që të ministra sa qeverinë e drejtonte Hashim Thaçi, janë kthyer në Kryesinë e re të PDK-së, raporton Gazeta Blic.

Pos tyre, në Kryesi ka hyrë edhe ish- kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.

Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi sot e ka prezantuar kryesinë e re, ku ka edhe emra të rinj, si Donika Shahini, Adri Nurellari e Bernard Nikaj.

Memli Krasniqi ka zgjedhur emrat e anëtarëve të rinj që janë:

Nënkryetarë: Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.