Lajme

Dy ministra të Kurtit thërrasin konferencë të “jashtëzakonshme” për medie

03/29/2023 14:30
nga:G C

Në Ministrinë e Mbrojtjes, nesër duke filluar nga 09:00, do të mbahet konferencë për media nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes, me anë të një komunikate për media.

Sipas njoftimit, temë e diskutimit do të jenë shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

“Tema e kësaj konference është në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.