Lajme

Dy mijë e 390 raste të reja me COVID në Kosovë

01/30/2022 14:38
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 2 mijë e 390 raste të reja me COVID në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Derisa gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë viktim.

Njoftimi i plotë:

30 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 35.051.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB?fbclid=IwAR3qbuYwHnj0TX2ggcEG4pRp0Yb1N7iJOg0YlkTQL7sBRjcBy-qsWGRxnTw