Lajme

Dy marrëveshje ndërkombëtare marrin dritën jeshile në Kuvend

12/06/2021 12:57
nga:N M

Dy marrëveshje ndërkombëtare i ka votuar Kuvendi sot.

Atë për Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Për të pro votuan 84 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu është ratifikuar edhe marrëveshja për ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+).

Sipas Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ky projekt është vazhdimësi e projekteve të Heras+ dhe se buxheti i tij është 2 milionë e 800 mijë euro.

Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se do të votojnë pro për hir të miqësisë me Qeverinë austriake. Ndryshe siç tha ai në implementimin e kësaj marrëveshje ka një mori shkeljesh.

Prokuroria në Pejë ‘çele guri gojën’, për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan