Lajme

Dy marokenë kapen pa dokumente të identifikimit në një kamion në Han të Elezit

05/09/2022 10:37
nga:N M

Dy marokenë pa dokumente të identifikimit janë kapur dje në një kamion i cili vinte nga Turqia dhe në të kishte mallra, në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Në raportin e policisë thuhet se kamioni ishte i një kompanie kosovare, dhe se lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësite relevante.

I dyshuari së bashku me pronarin e kompanisë kanë mbetur të paraqiten për intervistim në stacion policor.

Shoqëria civile i shkruan letër presidentit francez për heqjen e vizave: Jepni fund izolimit të qytetarëve të Kosovës