Showtime

Dy ‘Loredana’ për 24 orë: Mes thashethemeve, ajo transformohet!

08/21/2021 22:37
nga:Gazeta Blic

Është ‘punë’ që Loredana të duket njëjtë për shumë kohë.

Nëse mbrëmë në Prishtinë, kjo ishte pamja e saj, mos të na shkojë mendja që duket po kështu edhe sot.

Artistja e njohur për ndryshimet e shpeshta ka befasuar duke u shfaqur tërësisht ndryshe.

Sonte, Loredana duket të jetë në “disponimin” për të qenë bjonde e vërtetë, e “çertifikuar”.

Këtë Loredana e ka interpretuar si rikthim! (Se në çka, e di vetëm ajo)

Ndryshimet e shpeshta e të njëpasnjëshme vijnë në një periudhë kur artistja është sërish në qendër të vëmendjes sa i përket jetës private, me shenja të krisjes me Mozzik të cilat janë nuhatur në ajër nga ndjekësit, fansat e tyre.