Kupa e Botës 2022

Dy lojtarë të rëndësishëm francezë nuk u stërviten me kombëtaren para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Marokut!

12/12/2022 20:08
nga:Lorik J

Dy ditë para ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit kundër Marokut, Aurelien Tchouameni dhe Dayot Upamecano nuk u paraqitën në stërvitjen e kombëtares franceze.

Federata Franceze e Futbollit nuk ka folur zyrtarisht për arsyet e mungesës së tyre në stërvitje dhe as trajneri Didier Deschamps nuk ka shpjeguar më tej ndonjë gjë për këtë temë.

Por L’Equipe zbuloi se Upamecano ka dhimbje të fytit, ndërsa Tchouameni pësoi një goditje në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë që po e shqetëson. Mund të supozohet se të dy do të jenë gati për ndeshjen ndaj Marokut, e cila do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 20:00.

Francezët patën shumë probleme lëndimesh përpara këtij Botërori, ndaj mbetën pa një sërë lojtarësh shumë të rëndësishëm në ekipin e tyre, nga Benzema dhe Kante te Pogba, Nkunku dhe Kimpembe.

/GazetaBlic Sport