Sporti

Dy lojtarë të Manchester United nuk u përshëndeten fare me Ole Gunnar Solskjaer

11/22/2021 09:20
nga:Lorik J

Është zbuluar se dy lojtarë të Manchester United munguan në lamtumirën personale të Ole Gunnar Solskjaer pas shkarkimit të tij si trajner, sipas Daily Star.

E as Paul Pogba e as Edinson Cavani nuk ishin në Carrington për shkak të lëndimeve të tyre përkatëse, pasi Solskjaer u dha lamtumirën lojtarëve dhe stafit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pogba u dëmtua gjatë stërvitjeve me kombëtaren e Francës dhe Manchester Evening News raporton se ai mund të jetë jashtë fushave deri në tre muaj.

28-vjeçari aktualisht po vazhdon rehabilitimin e tij në Dubai, që do të thotë se ai humbi mundësinë për t’i thënë lamtumirë Solskjaer personalisht.

Ndërkohë, Cavani është duke u rikuperuar pas dëmtimit në barazimin 2-2 ndaj Atalantës dhe nuk ishte në kampin e stërvitjeve.

/GazetaBlic Sport