Lajme

Dy këshilltarë të Osmanit, përfaqësues nga Presidenca marrin pjesë në homazhe dhe varrimin e babait të Thaçit

03/18/2025 14:07
nga:G B

Sot janë mbajtur homazhe në nderim të Haxhi Thaçit në Skenderaj, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00, raporton Gazeta Blic.

E, dy këshilltarë të Presidentes Osmani kanë marrë pjesë në homazhe dhe tash në varrim. Ata janë Ismet Krasniqi dhe gjeneral Sefer Isufi, këshilltar ushtarak.

Kështu merr vesh Gazeta Blic.

Ata kanë dërguar telegram ngushëllimi në emër të Presidentes dhe kurorë, gjithashtu në emër të Presidentes.

Osmani aktualisht ndodhet në Berlin të Gjermanisë ku mori pjesë si folëse në “The World Forum”.

Ndërsa nga qeveria nuk dihet nëse ka qenë dikush i pranishëm.

Në homazhe përpos nga Kosova, ka ardhur një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali./Gazeta Blic/