Sporti

Dy kartona të kuq dhe 4 gola, Drita triumfon ndaj Llapit – Gjilani e mposht Feronikelin dhe merr kreun e tabelës

10/23/2021 15:03
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Drita ka triumfuar ndaj Llapit në një ndeshje shumë të rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” kanë triumfuar me rezultat 1 me 3.

Të dy skuadrat kanë luajtur me nga një lojtar më pak, pas përjashtimit të Ilir Krasniqit të Llapit dhe Prince Baldes së Dritës, në pjesën e parë.

Astrit Fazliu, Hamdi Namani dhe Simonovski shënuan për Dritën, kurse Shillova nga penalltia realizoi për Llapin.

Në anën tjetër, Gjilani triumfoi ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0.

Blerim Krasinqi shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që e bëri skuadrën e Ismet Munishit tashmë kryesuese në tabelë.

Ulpiana poashtu triumfoi ndaj Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 2, me Santos dhe Shalën që shënuan për mysafirët, kurse Ulluri shënoi për vendasit.

/GazetaBlic Sport/