Më pak se dy javë më parë, Dmytro Pidruchnyi po konkurronte në Lojërat Olimpike Dimërore me ngjyrat kombëtare të Ukrainës.
Tani ai ka veshur një uniformë ushtarake dhe po lufton me forcat ruse, përcjell GazetaBlic Sport.
Pidruchnyi është një kampion bote në biatlon, i cili kombinon ski dhe qitje, dhe tre herë olimpist. Ai u kthye në shtëpi nga Pekini javën e kaluar pak para se Rusia të fillonte pushtimin e vendit të tij.
“Unë jam aktualisht në qytetin tim të lindjes Ternopil duke shërbyer në Gardën Kombëtare të Ukrainës,” postoi ai në Instagram të martën nën një foto me uniformë.
“Kjo foto është bërë gjatë alarmit.”
/GazetaBlic Sport


