Sporti

Dy ish lojtarët e Liverpool ‘thumbojnë’ Manchester Cityn, “Unë jam kampion i Anglisë”

02/07/2023 13:55
nga:Mergim Rreci

Lucas Leiva dhe Jose Enrique, ish-lojtarë të Liverpool-it, iu drejtuan rrjeteve sociale për t’i lënë një provokim Manchester Cityt, i cili po hetohet për parregullsi financiare të dyshuara vitet e fundit, madje duke folur për një humbje të mundshme pikësh, madje edhe titujsh.

“Unë jam kampion i Anglisë”, shkruan dy lojtarët, duke iu referuar titullit anglez të sezonit 2013/2014, të cilin Reds nuk e fituan, duke përfunduar dy pikë prapa kampionit Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesazhi i futbollistëve është ndarë nga tifozët e Liverpoolit.

Lucas Leiva përfaqësoi skuadrën midis sezoneve 2007/2008 dhe 2016/2017, ndërsa Jose Enrique u transferua te Liverpool në verën e vitit 2011, duke u larguar në fund të sezonit 2015/2016.