Lajme

Dy granata u hodhën në stacionin policor në Zveçan, Peci: Akt i papranueshëm dhe kërcënim serioz

11/27/2024 14:20
nga:G B

Kryetari i Komunës së Zveçanit Ilir Peci, ka reaguar lidhur me hedhjen e dy granatave në stacionin policor në këtë komunë, incident që ndodhi mbrëmë.

Peci tha se ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Ai tha se ky rast ka tronditur jo vetëm qytetarët tanë, por gjithashtu ka cënuar institucionet e rendit dhe ligjit.

“Ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet. Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, tha Peci.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet ndonjë person i lënduar lidhur me këtë rast.