Showtime

“Dy Gorilla”, për kë e ka fjalën Capital T?

12/15/2021 18:05
nga:Donika Fetahu

Para disa ditësh këngëtari i njohur Capital T kishte paralajmëruar se albumin “Heartbroken Kids” do ta publikoi me 21 dhjetor.

Ai së fundmi ka zbuluar se kush do të jetë mysafirë në këtë album, ku një nga bashkëpunimet në këtë album do të jetë reperi i njohur nga Mitrovica, Mc Kresha, shkruan GazetaBlic.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Capital T përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

Këngëtari nga Prishtina e ka definuar këtë bashkëpunim si “Dy Gorilla”, ku ky ka qenë mbishkrimi në foton që e ka postuar në Instagram./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)