Skuadra e Ballkanit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Dukagjinit.
Golin e parë në këtë ndeshje e ka shënuar sulmuesi anësor, Ermal Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Krasniqi shënoi në fundin e pjesës së parë, kur me një goditje të fuqishme dhe të saktë mposhti Muhaxhirin.
Megjithatë, Dukagjini u përgatit shpejtë – pasi menjëherë pas 1 minuti lojë, shënoi Arbër Shala.
Shala realizoi eurogol nga fauli për të barazuar shifrat në minutën e 47’të.
Rezultati aktual i takimit është 1-1.
/GazetaBlic Sport


