Santiago Gimenez po kërkohet me ngulm nga skuadra e Milanit.
Sulmuesi argjentinas është në radarin e skuadrës italiane, e cila tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin meksikan, shkruan GazetaBlic Sport.
Statistikat e tij janë fantastike tek skuadra e Feyenoord, si në Holandë e ashtu edhe në kompeticionin e Ligës së Kampionëve, atje ku shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bayern Munich.
Që nga transferimi i tij nga Cruz Azul tek gjiganti holandez, Gimenez ka realizuar gjithsej 45 gola në 73 ndeshje, duke dëshmuar se është një sulmues i madh.
Nga viti 2021, ai ka edhe 32 paraqitje me Kombëtaren e Meksikës në futboll, derisa e ka gjetur rrugën e golit në 4 raste me fanellën e gjelbërt.
Gimenez thuhet se fiton një pagë prej më pak se 1 milion euro në sezon në Eredivisie, e cila do të rritet disa herë nëse ai do t’i bashkohet Milanit në janar.
Milani ishte lidhur gjithashtu me një lëvizje për meksikanin gjatë verës, por nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me Feyenoord që thuhet se kërkonte një tarifë prej rreth 40 milionë euro.
Duke qenë se Feyenoord dëshiron të mbajë Gimenez të paktën deri në verë, ata pritet të kërkojnë një tarifë të ngjashme për ta shitur atë në janar, por La Gazzetta dello Sport pretendon se Milani ende shpreson të negociojë një zbritje.
/GazetaBlic Sport/