Është një nga më të njohurat në vend.
Emanuela Rusta ka kohë që drejton ndeshjet në futbollin e femrave, madje edhe në atë të meshkujve në Shqipëri, ndërsa bashkë me një kolege të saj do të vendosin një rekord.
Rusta dhe Edjena Kapxhiu do të bëhen arbitret e para shqiptare që do të ndajnë drejtësinë në një sfidë të Championsit për femra, kështu njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Flitet për një sfidë ku do të luajë kampionia e Europës në fuqi, Barcelona.
Emanuela Rusta do të jetë në rolin e arbitres kryesore në sfidën që vajzat katalanase do ta luajnë në Portugali ndaj Benfikës. Kapxhiu, do të jetë në krah të saj në rolin e ndihmëses, apo gjyqtares anësore.
Sfida Benfika-Barcelona luhet në 31 janar, me nisje në orën 21:00 dhe vlen për Grupin A. Të dyja skuadrat janë kualifikuar, ndërsa Barça ka siguruar edhe vendin e parë.