Mediumi spanjoll AS raporton se Victor Osimhen po tërheq vëmendje të konsiderueshme nga klubet më të mira evropiane, me Barcelonën dhe Juventusin që kryesojnë garën pas paraqitjeve të tij të spikatura në Galatasaray.
Sulmuesi nigerian, aktualisht i huazuar nga Napoli , ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 21 gola në Superligën e Turqisë këtë sezon dhe e ardhmja e tij është ende pezull.
Barcelona është e etur për të forcuar linjën e saj sulmuese, duke e parë Osimhen si një zëvendësues ideal për Robert Lewandowskin, i cili edhe pse po shkëlqen me gola, është në vitet e fundit të karrierës.
Blaugranët e shohin Osimhenin si një lojtar kyç për të udhëhequr sulmin e tyre në sezonet e ardhshme. Krahas Osimhenit, klubi i njohur, po vështron edhe Viktor Gyokeresin e Sporting Lisbonës, si një tjetër kandidat kryesor në radarin e Barcelonës.
Juventusi gjithashtu po monitoron nga afër situatën, pasi kërkon të përmirësojë opsionet e tyre sulmuese përpara sezonit të ardhshëm.
Klubi italian ka shfaqur interes për Osimhen prej disa kohësh dhe mund të bëjë një lëvizje nëse i jepet mundësia.
Megjithatë, pavarësisht komenteve të fundit të Osimhen, të cilat dukeshin si një lamtumirë e mundshme pas fitores së fundit me Galatasaray, skuadra turke është e vendosur ta mbajë atë.
Lidershipi i klubit, duke përfshirë edhe nënpresidentin Ibrahim Hatipoglu, ka deklaruar se fjalët e sulmuesit nuk sinjalizojnë largimin e tij.
Galatasaray është i përgatitur të përmbushë të gjitha kërkesat financiare dhe sportive për të siguruar shërbimet e Osimhen në terme afatgjata dhe shpreson të finalizojë një marrëveshje së shpejti. /Telegrafi/