Mbi 1 500 hektarë tokë bujqësore në Isniq, gjegjësisht në fshatrat Llukë i Epërm dhe Llukë i Ultë do të futen në sistem të ujitjes.
E gjithë kjo falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë. Ministri i këtij dikasteri, Faton Peci, tha se është i lumtur që këto toka bujqësore po futen në sistem të ujitjes.
Ai madje ka sqaruar se investime po vazhdojnë në çdo komunë dhe se në Isniq kapin vlerën 348 mijë euro.
“Kemi kënaqësinë të fillojmë punimet në zgjerimin e kanaleve të sistemit të ujitjes me një distancë prej 1. 5 kilometra e që nënkupton zgjerimin e kapaciteteve të tokave bujqësore për rreth 1 500 hektarë”.
“Në kuadër të investimeve kapitale që Ministria e Bujqësisë është duke zhvilluar në gjithë komunat e Kosovës, investimi më i madh del të jetë mbi bazën e planeve që ne i kemi dakorduar për Isniqin e që është në një vlerë prej 348 mijë euro”, tha Peci.
“Jemi shumë të kënaqur se që nga viti i ardhshëm mbi 1 100 hektarë tokë bujqësore do të futen në sistem të ujitjes, që nënkupton rritjen e prodhimtarisë dhe produktivitetit në nivel të Kosovës”, tha tutje Peci.
Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Deça, Rifat Stojkaj,
“Isniqi nga aspekti bujqësor është një nga fshatrat që ka më së shumti fermerë dhe një nga fshatrat që punohet toka në Deçan. Në kuadër të këtij projekti, parashihen që të ujiten 1500 hektarë tokë e që në këtë projekt janë përfshi edhe dy fshatrat tjerë, Llukë i Epërm dhe Llukë i Ultë”, tha ai.


