Lajme

Dy fëmijë të vrarë në mesin e shtatë viktimave nga sulmi ukrainas në Rusi

04/19/2024 18:30
nga:Y I

Dy sulme ruse në rajonin qendror Dnipropetrovsk të Ukrainës kanë vrarë të paktën shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, thonë zyrtarët lokalë.

Stacioni në qytetin kryesor Dnipro u sulmua dhe disa shtëpi u dëmtuan më në lindje në Synelnykove, raporton BBC.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se sulmi tregoi se të gjitha qytetet e Ukrainës kishin nevojë për mbrojtje ajrore më të avancuar.

Në një sulm të veçantë, Ukraina tha se për herë të parë kishte rrëzuar një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi në Rusi.

Zyrtarët thanë se një djalë 8 vjeç dhe një vajzë 14 vjeç ishin në mesin e pesë personave të vrarë kur shtëpitë private u shënjestruan nga sulmet ruse në qytetin Synelnykove.