Java e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sot me dy interesante.
Në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni.
Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje.
Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.
Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
“Bardhekaltrit” numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.
Dueli fillon në ora 19:00.