Lajme

Dy ditë pas inaugurimit, Gjykata Komerciale me konkurs të brendshëm për gjyqtarë

08/03/2022 14:51
nga:Q R

Gjykata Komerciale edhe pse nisi zyrtarisht punën, dikur se po i mungon stafi.

Kjo pasi dy ditë pas funksionalizimit të punës ka hapur konkurs për 11 pozita nga 20 sa duhet t’i ketë kjo gjykatë,.

Kësisoj konkursi i brendshëm për 4 gjyqtarë është hapur për dhomën e shkallës së dytë dhe 7 gjyqtarë në dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e shkallës së parë dhe Dhomat e shkallës së dytë, kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, kontestet në mes të institucioneve publike dhe subjekteve private, si dhe kontestet në mes të personave juridikë vendorë dhe të huaj, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare.