Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar në Departamentin amerikan të shtetit, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka bëtë të ditur përmes një postimi në Twitter, derisa ka thënë se pati telefonatë të frytshme ku diskutoi për dialogun, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes me njohje reciproke..
“Telefonatë e frytshme me @CounselorDOS për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë; duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti./Gazeta Blic/
Fruitful phone call with ?? @CounselorDOS on many issues including the dialogue with Serbia; stressing the importance for an agreement centered on mutual recognition. He conveyed the regards of Secretary Blinken after our great meeting in DC last month.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2022


