Showtime

Dy ditë para dasmës, Arbana Osmani ndanë fotot nga vendi përrallor, ja çfarë zbulon

06/15/2023 16:41
nga:G C

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të celebrojnë me martesë dashurinë e tyre këtë të shtunë në Toskanë, Itali.

Vetë moderatorja është zhvendosur në vendin përrallor, ku po bën përgatitjet e fundit të ceremonisë së dasmës, ku do të marrin pjesë kolegët e miqtë e tyre më të afërt.

Arbana ka ndarë sot një foto nga Toskana, ku shfaqet e buzëqeshur teksa shijon makianton. Ajo postoi dhe disa foto të tjera të këndshme nga Toksana në Instastory.

Kujtojmë se prezantuesja dhe regjisori janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, si dhe Joni i cili është djali i madh i Arbanës nga martesa e parë.