Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë sot gjatë ditës pritet të dëshmojnë dëshmitari i 29-të me kodin (me kodin W04577) si dhe i 30-ti (me kodin W04769) në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në seancën e 10 tetorit, dëshmitari i 29-të ishte ftuar nga trupi gjykues që të jep dëshminë e tij e cila edhe ishte ndërprerë disa herë pasi i njëjti kishte kërkuar pushim me arsyetimin se nuk ndjehej mirë. Po ashtu, me kërkesën e tij, iu caktua edhe një avokat mbështetës
Ndonëse seanca vazhdoi me 11 dhjetor 2023, avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të kishte deklaruar se klienti i tij nuk ishte i gatshëm të dëshmojë, por ishte i gatshëm të shkojë në burg.
Madje, ai kishte kërkuar një muaj kohë në këtë proces, mirëpo kjo gjë u refuzua pjesërisht nga kryetari i trupit gjykues i cili mori vendim që dëshmitari i 29-të ta vazhdojë dëshminë e tij sot me 16 tetor.
Ndërsa, dëshmitari i 30-të sipas Dhomave të Specializuara në Hagë është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili pritet të dëshmojë lidhur me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut.
Dëshmia e dëshmitarit të 30-të është dëgjuar me 12 tetor në seancë të mbyllur, ky pyetjet i ka parashtruar mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse. Pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.
Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.
Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.
Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë. Kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.
Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili e përfundoi më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.
Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të nëntë.
Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i 11-të. Dëshmitari i 11-të e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor.
Ndërsa, më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i 12-të, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.
Mustafa ka vazhduar dhënien e dëshminë së tij në seancën e 12, 13, 14, 17 dhe 18 korrikut.
Ndërsa dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladëidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë filloi dëshminë po më 18 korrik dhe e mbaroi më 19 korrik, ku nisi dëshminë dëshmitari i 15-të, i cili e përfundoi më 20 korrik.
Kurse, më 14 gusht filloi dhënien e dëshmisë dëshmitari i 16-të, e që e përfundoi më 16 gusht dhe më 17 gusht përfundoi dëshminë dëshmitarja e 17, Dragica Bozhaniq.
E dëshmia e dëshmitarit të 18-të ka filluar më 28 gusht dhe ka mbaruar më 29 gusht, në ditën kur filloi dëshminë dëshmitari i 19-të, i cili përfundoi dëshminë më 30 gusht.
Më 4 shtator përfundoi në të njëjtën ditë dëshminë dëshmitari i 20-të, kurse pa masa mbrojtëse, dëshmitari i 21-të, Agim Idrizi filloi të dëshmojë, i cili përfundoi dëshminë më 5 shtator, ku edhe filloi dëshmia e zyrtarit nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Ëatch”, të Frederick Abrahams, i cili përfundoi më 11 shtator.
Më 11 shtator ka përfunduar edhe dëshmia e dëshmitarit të 23-të, ndërkaq më 12 shtator ka filluar të dëshmojë dëshmitari i 24-të.
Në të njëjtën ditë ka filluar dëshminë dëshmitari i 25-të Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike, i cili ka përfunduar dëshminë më 14 shtator.
Kurse, më 25 shtator ka filluar dëshminë dëshmitari i 26-të, i cili ka përfunduar më 26 shtator, ku në seancë të mbyllur ka filluar dëshminë dëshmitari i 27-të. Më 9 tetor ka filluar dhe më 10 tetor ka mbaruar dëshminë e tij dëshmitari i 28-të, ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq (me kodin 03880). Po më 10 tetor, ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i 29-të i mbrojtur me kodin Ë04577, në këtë proces. Ndonëse, kërkoi një muaj kohë në këtë proces, dëshmitari i 29-të pritet që dëshminë e tij ta vazhdojë me 16 tetor.
Ndërsa, në po të njëjtën ditë me dëshmitarin e 29-të, ka filluar dëshminë edhe i 30-ti.
Me vendim të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshminë gjatë ditës së sotme pritet ta vazhdojë dëshmitari i 29-të, po ashtu, në të njejtën ditë pritet që mbrojtja të parashtrojë pyetje për dëshmitarin e 30-të.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Samiti i Berlinit: Kurti sot do të takohet me kancelarin Scholz


