Lajme

Dy deputetët që do ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

3 ditë më parë
nga:Sh R

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një deputete e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të kryesojnë seancën themeltare të Kuvendit të Kosovës këtë muaj.

Seanca e caktuar më 15 prill do të kryesohet nga Avni Dehari i LVV-së dhe Sala Jashari e LVV-së.

Dehari, 78-vjeç, është deputeti më i vjetër në moshë i Kuvendit të Kosovës, ndërsa Jashari, 25-vjeç, është deputetja më e re.

Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryeparlamentari ri, ku përparësi për të propozuar ka grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputeti Avni Dehari mori mbi 90 mijë vota. Derisa, deputeten Sala Jashari e votuan mbi 35 mijë qytetarë.

Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procesi për krijimin e Qeverisë. Sipas Kushtetutës, presidenti është i detyruar t’i propozojë Kuvendit kandidatin për kryeministër, pas një konsultimi me partinë apo koalicionin që ka fituar shumicën.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt dhe rezultatet nga KQZ-ja janë certifikuar javën e kaluar. Në bazë këtyre rezultateve, LVV ka dalë e para me 48 deputetë, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë dhe AAK-NISMA e katërta me 8 deputetë.