Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, kanë publikuar një video në Facebook, derisa flet deputeti i Parlamentit Evropian kundër martesave të gjinisë së njëjtë, raporton Gazeta Blic.
Të dy njihen për qëndrimet e tyre kundër Kodit Civil, që ende nuk ka kaluar në Kuvend, derisa për këtë arsye deputeti Korenica ditë më parë është shkarkuar nga pozita e Koordinatorit të Qendrës së VV-së në Rahovec.
“Kodi Civil (martesa e gjinisë së njëjtë),
Deputeti i Parlamentit Evropian kërkon falje publike në emër të gjithë atyre që bën presion që ky projektligj të mbështetet.
As nuk është parakusht e as kriter për rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, kanë shkruar të dy deputetët në Facebook./Gazeta Blic/


