Lajme

“Dy çanta me afër 34 kg marihuanë”, arrestohet një person në malet e Vërmicës, tjetri arratiset

02/23/2024 09:14
nga:N K

Gjatë ditës së enjte është arrestuar një person i dyshuar i cili është zënë në bjeshkët e fshatit Vërmicë duke bartur sasi të dyshuar të substancave narkotike.

I dyshuari ka qenë bashkë me një tjetër person i cili është arrestuar.

Sipas njoftimit të Policisë ata ishin vërejtur duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.

ADVERTISING

Gjatë lëvizjes ata thuhet se po bartnin në shpinë ngarkesa të dyshuara dhe kur Policia i ka urdhëruar të ndalen ata kanë lëshuar ngarkesat dhe kanë filluar të ikin.

Të dyshuarit thuhet se kanë bartur në shpinë afër 34 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.