Dy shtetas amerikanë kanë vdekur së fundi në rajonin e Donbasit të Ukrainës, ka bërë të ditur këtë të shtune Departamenti i Shtetit.
Departamenti i Shtetit s’ka dhënë detaje në lidhje me identitetin apo rrethanat e vdekjes së tyre, por vetëm se bënë të ditur që janë në kontakt me familjet dhe se ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.
“Në respekt për familjet në këtë kohë të vështirë, nuk kemi asgjë për të shtuar”, është shprehur një zëdhënës i DASh-it për CNN.
Të pyetur për gjendjen e dy amerikanëve të tjerë të kapur nga forcat ruse gjatë luftimeve në Ukrainë, zëdhënësi tha se ata kanë qenë në kontakt me autoritetet ukrainase dhe ruse në lidhje me dy shtetasit e tyre, që mund të jenë kapur nga forcat ruse.


