Lajme

Dy ambasadorë të QUINT-it i shkojnë në vizitë kryetarit të Junikut

08/22/2022 18:49
nga:Q R

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë shkuar për vizitë në Komunën e Junikut.

Ata u takuan me kryetarin Ruzhdi Shehu ku diskutuan për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës.

“Vizitë e mrekullueshme sot në Komunën e Junikut, së bashku me Nicholas Abbott për të takuar kryebashkiakun Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij. Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, ka shkruar ai.