Lajme

Dy aksidente në rrugën Prishtinë–Podujevë, 6 persona të lënduar

01/06/2023 19:11
nga:G B

Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, (në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku.

Lajmin për Gazeta Blic e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në dy aksidentet janë lënduar 6 persona.

“Në Trudë janë përfshirë dy automjete , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona. Ndërsa në fshatin Sekiraqë janë te përfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/