Gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar dy aksidente në qytetin e Mitrovicës së Veriut.
Sipas njoftimit të policisë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njëra nga të akidentuarit ka qënë nën ndikim të alkoolit.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa serbe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, del jashtë rruge dhe aksidentohet. Si pasojë, i dyshuari dhe një pasagjer pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veri”, thuhet në raportin e policisë, përcjell GazetaBlic.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, deri sa ka qenë duke drejtuar veturën me targa serbe, nën ndikim të alkoolit humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore”, thuhet ndër të tjera.