Italia do të përballet me Austrinë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet një ndeshje e rivalizuar, por që natyrisht Italia favorizohet për fitore në këtë takim.
Gjesti ii uljes në gjunjë bëhet akoma rregullisht para fillimit në shumicën e ndeshjeve në Angli, të cilat vazhduan edhe në Kampionat Evropian nga kjo kombëtare.
Një zëdhënës i Italisë tha se kjo kombëtare nuk do ta respektojë këtë veprim dhe futbollistët e Italisë nuk do të ulen në gjunjë para ndeshjes me Austrinë.
Azzurët vendosen që të mos marrin pjesë në këtë gjest ‘simbolik’, por sipas tyre kjo nuk do të thotë që ata nuk janë në mbështetje të kësaj kampanje.
/GazetaBlic Sport/


