Vajza e Diego Armando Maradona, Dalma, ndodhet në Napoli për të xhiruar një dokumentar mbi babanë e tij, por nuk është lejuar të hyjë në stadiumin e Napolit që mban emrin e legjendës argjentinase.
Maradona vdiq më 25 nëntor 2020, nga një atak në zemër dhe Napoli i ka bërë homazhe ish-sulmuesit të tyre në mënyra të ndryshme. Ata e kanë emëruar stadiumin e tyre në emër të tij dhe kanë dizajnuar disa fanella të frymëzuara nga numri 10 i përjetshëm i tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Vajza e tij Dalma ka mbërritur në Napoli nga Argjentina për të xhiruar një dokumentar mbi fituesin e Kupës së Botës 1986, por ajo nuk është lejuar të hyjë në stadium.
“Më duket e pamundur që nuk mund të hyj në stadiumin që mban emrin e babait tim”, tha Dalma Maradona për La Repubblica, cituar nga Calciomercato.com.
Sipas raportimeve në Itali, ajo mund të marrë dritën jeshile nga 22 dhjetori, por ajo ka një fluturim të rezervuar për t’u kthyer në Argjentinë përpara kësaj date.
/GazetaBlic Sport/

