Lajme

Dushi: Qytetarët në Vushtrri po brohorasin me entuziazëm për nevojën e rikthimit të LDK-së

01/21/2025 22:30
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi me numrin 34 ka theksuar se tubimi madhështor në Vushtrri tregoi entuziazmin e qytetarëve për ndryshim dhe rikthimin e LDK-së në qeverisje, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se ky ndryshim është thelbësor për rikthimin e stabilitetit politik, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Tutje, sipas Dushit, qytetarët e Vushtrrisë, me brohoritjet e tyre, shprehën besimin e fortë se LDK do të udhëheqë me zhvillim dhe përparim për të gjithë.

E plotë:

Në Vushtrri, në një tubim madhështor të LDK-së ku qytetarët brohorisnin me entuziazëm nevojën për ndryshim, nevojën për rikthimin e LDK-së në qeverisjen e vendit me çfarë rikthehet stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik e mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve.