Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 34, Florian Dushi, ka ironizuar me premtimet e pambajtura të Kurtit në këto 5 vite.
Dushi krahas një video të shpërndarë shkruan se ‘Mos-puna dhe dështimet nuk mbulohen me propagandë’.
Ai tha se VV-ja janë tash pesë vite në qeverisje dhe nuk kanë asnjë projekt madhor të përfunduar.
“Pas kaq vitesh në pushtet Vetëvendosje nuk mund të fshihet më pas fjalëve të mëdha. Mos-puna dhe dështimet nuk mbulohen me propagandë. Rreth pesë vite qeverisje afër 12 miliardë buxhet dhe rezultati asnjë projekt madhor i përfunduar. Kjo qeveri ka zgjedhur zhurmën në vend të punës, konfliktin në vend të zgjidhjeve, dhe arrogancën në vend të përgjegjësisë. Kur dështojnë shpikin armiq, kur nuk japin rezultate sulmojnë të tjerët por ja që propaganda nuk e mbulon realitetin. Sot qytetari jeton më vështirë, institucionet janë të bllokuara, drejtësia mbahet peng dhe shteti po izolohet dita-ditës. Këto nuk janë gabime, janë pasoja të një partie që nuk din të qeverisë por vetëm të flasë” tha Dushi raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë:


