Lajme

Dushi: LDK-ja po e rikthen shpresën dhe besimin për një qeverisje të përgjegjshme dhe efektive

01/31/2025 17:42
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, thotë se Lidhja Demokatike e Kosovës po dëshmon se është forca kryesore dhe e vetmja premtuese e ndryshimit në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Dushi thotë se LDK-ja po e rikthen shpresën dhe besimin për një qeverisje të përgjegjshme dhe efektive.

Postimi i plotë:

LDK po dëshmon se është forca kryesore dhe e vetmja premtuese e ndryshimit në Kosovë!

Mbështetja e madhe që po merr nga qytetarët e vendit, është një tregues i qartë se njerëzit janë lodhur nga premtimet boshe, mospuna dhe dështimet e qeverisë aktuale në një mandat të plotë katër vjeçar.

Me një vizion të qartë dhe një program të fuqishëm, LDK dhe lideri i saj, Lumir Abdixhiku, po rikthejnë shpresën dhe besimin për një qeverisje të përgjegjshme dhe efektive.

Ky momentum tregon se ndryshimi është i pashmangshëm!

Fitore ✌️

#floriandushi34

#LDK124