Sporti

Dushi konfirmon bisedimet me FSHF: Po, jam në kontakt me Shqipërinë U21

11/15/2023 17:01
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Trepçës 89′, Erdin Dushi është në bisedime me FSHF për t’u bashkuar me shpresat e kombëtares kuqezi.

Dushi ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se ai është në kontakte me Shqipërinë U21 dhe mund të kalojë tek kombëtarja kuqezi në të ardhmen.

“Po, jam në bisedime me Shqipërinë U-21, të shohim se çka do ndodhë”, tha Dushi shkurtimisht për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Dushi në të kaluarën ka qenë pjesë e shpresave të Kosovës, teksa ai aktivizohet rregullisht tek Trepça 89′.

Dushi në të ardhmen ka gjasa të mëdha të luajë për kombëtaren U21 të Shqipërisë.

/GazetaBlic Sport