Lajme

Dushi: Inspektorati i Kryeqytetit ka pastruar hapësirat përreth Tregut të Gjelbër, do të ketë masa për personat përgjegjës

01/18/2025 13:20
nga:Y I

Drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka njoftuar se kanë ndërhyrë sërish për të pastruar hapësirat përreth Tregut të Gjelbër, ku ishte grumbulluar një masiv mbeturinash.

Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Inspektoratit për të ruajtur pastërtinë, persona të pandërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina kudo në hapësirat perreth tregut me çka rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Dushi tha se do të marrin masa per personat që ndërmarrin veprime të tilla.

“Pastrimi i kryer për dy ditë radhazi nga Inspektorati i Kryeqytetit është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Inspektorati paralajmëron se në rastet e ardhshme të shkeljeve si kjo, do të merren masa ndëshkuese ndaj personave përgjegjës” shkruan Dushi raporton “Gazeta Blic”

Postimi i plotë:

Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërhyrë sërish për të pastruar hapësirat përreth Tregut të Gjelbër, ku ishte grumbulluar një masiv mbeturinash.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Inspektoratit për të ruajtur pastërtinë dhe apelimeve për kujdes nga ana e tregtarëve dhe vizitorëve, persona të pandërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina kudo në hapësirat perreth tregut me çka rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve të kryeqytetit.

Pastrimi i kryer për dy ditë radhazi nga Inspektorati i Kryeqytetit është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

Inspektorati paralajmëron se në rastet e ardhshme të shkeljeve si kjo, do të merren masa ndëshkuese ndaj personave përgjegjës.

Ftojmë qytetarët dhe tregtarët të na mbështesin në këtë iniciativë duke treguar kujdes për mjedisin dhe duke raportuar çdo rast të papërgjegjshmërisë.

Perparim Rama

Kryeqyteti Prishtina

Inspektorati i Kryeqytetit