Lajme

Durrës: Mjeti lundrues rrezikoi të fundosej, policia u shpëton jetën 4 turistëve

09/19/2024 20:43
nga:Y I

Efektivët e Policisë shpëtuan 4 shtetas të huaj në brigjet shqiptare, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetasit në fjalë.

Fatmirësisht 4 shtetasit e huaj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën.

Njoftimi i Policisë:

Gjiri i Durrësit

Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.