Lajme

Durrës, arrestohet shoferi që goditi një person për vdekje dhe iku

08/31/2023 10:53
nga:N K

Është arrestuar në Durrës 54-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin të premten ku la të vdekur një këmbësor 34-vjeçar.

I arrestuari, pas aksidentit kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte fshehur veturën në Shijak.

“Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë”, shkruan në njoftimin e Policisë Shqiptare.