Sporti

Duro: Strugë perfekte në pjesën e parë, fitore shumë e bukur

08/10/2023 20:36
nga:Lorik J

Trajneri i Strugës, skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut, Shpëtim Duro, foli pas fitores 3-1 ndaj Hesperange (Luksemburg) në takimin e parë të raundit të tretë në Conference League. Ku ndër të tjera tha:

“E arritëm qëllimin me meritë. Për sa i përket lojës, por edhe rezultatit. Është një rezultat plotësisht i merituar.

Pjesa e parë ka qenë perfekte. Kemi qenë në kontroll të plotë të ndeshjes. Shënuam dy gola, por mund të shënonim edhe golin e tretë.

Pjesa e dytë? Fat i keq që e filluam me gol. Sigurisht që kishte disa momente që skuadra hyri në tension. Pastaj, me disa lëvizje dhe disa ndryshime, arritëm ta menaxhonim mirë situatën. Shënuam edhe golin e tretë.

Kam mendimin që ishte një fitore jashtëzakonisht e bukur ndaj një skuadre që ka patur rezultate shumë pozitive dhe që ka qenë në formë.

E rëndësishme është të gëzojmë këtë rezultat sot. Rezultati është shumë pozitiv, por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur në transfertë“, përfundoi tekniku nga Tirana.