Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka vazhduar Turneun e Falenderimit në qytetin e Gjakovës. Abdixhiku ka takuar votues të rinj, të cilët kanë votuar për herë të parë dhe për LDK-në e po ashtu edhe qytetarë të tjerë.
E njëri nga ta kishte një mesazh për Abdixhiku rreth njerëzve që po e sulmojnë LDK-në.
‘’Sulmuesit duhet veç me i lanë, mos me u marr hiç. Ibrahim Rugovën te tanët e kanë sulmu, ma i forti u kanë’’, tha një qytetarë nga Gjakova.