Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në zgjedhje garon me numrin 24, ka publikuar një video lidhur me punimet në ndërtimin e një segmenti të rrugës Prishtinë–Pejë.
Durmishi ka bërë të ditur se punimet në këtë aks rrugor po zhvillohen sipas planifikimit dhe se gjatë kësaj jave do të përfundojë një segment i rëndësishëm i projektit.
“Ndërtimi i rrugës Prishtinë–Pejë po ecën për mrekulli. Këtë javë përfundon një segment i rëndësishëm. Projektet që i kanë nisur ata na kanë ngecur pak, ndërsa projektet që i nisim ne përfundojnë brenda afatit dhe realizohen në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Durmishi.


