Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij si zëvendësministër dhe tani si ministër në detyrë, nuk ka folur shumë për veten dhe për arritjet e tij.
Ai këto komente i ka bërë pas intervistës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se janë përfunduar 700 kilometra rrugë dhe janë edhe 870 kilometra në përfundim e sipër.
Durmishi ka thënë se “punët shihen”.
“Unë kam qenë i fokusuar në punë e jo në fjalë”, ka deklaruar ai.
Durmishi është kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe garon me numrin 24 në listën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.


