Nënkryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka paditur zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për shpifje.
Këtë e konfirmoi vetë Lushtaku në një prononcim për GazetaBlic, ku tha se me Hysen Durmishin do të shihet vetëm në Gjykatë.
“Po, është e vërtetë që e kam padit për shpifje. Me Hysen Durmishin shihemi në Gjykatë”, tha Lushtaku.
Lushtaku nuk dha më shumë detaje por, kjo padi lidhet me faktin që ditë më parë në një emision televiziv, Hysen Durmishi tha se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.
/GazetaBlic/


