Lajme

Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

02/09/2026 20:08
nga:G B

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë se “Gjykata Speciale nuk do të duhej të themelohej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sepse UÇK nuk ka bërë krime. UÇK dhe ushtarët e saj po luftonin për Liri e Çlirim”.

Postimi i tij i plotë:

Serbia bëri krim kundër njerzimit e gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Ne luftuam në vendin tonë, kundër një agresori që bëri krime makabre duke vrarë e masakruar pleq, gra e fëmijë.

Kjo gjykatë është e padrejtë, e tillë ishte që në zanafillën e saj.

Çlirimtarët nuk do të duhej të gjykohen fare, sepse lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare.

Po të dëgjohej zëri ynë ahëherë, nuk do të dëgjonim sot prokurorë të cilët deformojnë historinë dhe të vërtetën tonë.

Ne ishim kundër Gjykatës Speciale para se ajo të ndodhte, ishim kundër edhe kur ajo ndodhi, e jemi kundër edhe sot. E ata që e votuan së paku do të duhej të pendoheshin e të kërkonin falje sot.